Fjalë Kyçe

Sulmohet treni “Bllaca 99”

Sulmohet treni “Bllaca 99”

Në përvjetorin e eksodit të Bllacës, ishte vendosur gurthemeli i muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”.

Shumë qytetarë morën pjesë në këtë inaugurim, duke iu bashkëngjitur rrugëtimit me tren, por kësaj radhe me dëshirë

Treni “Bllaca 99” u vendos për të kujtuar ikjen masive të shqiptarëve pas përndjekjes nga forcat serbe.
Por, ky tren nuk është në gjendjen në të cilën gjendej kur u inaugurua.

Lexues te Express kanë dërguar në adresë të redaksisë disa fotografi ku shihet se qytetarë të pandërgjegjshëm e kanë sulmuar dhe dëmtuar këtë tren.

“Sot e vizituam kështu ishte. Dritaret e thyera, karriget e shkatërruara, kabllot e rrymës të këputura. Kjo ka ndodhur këto ditë pasi është vendosur”, ka thënë qytetari i cili i ka dërguar fotografitë

Treni është vendosur me datën 11 prill, në 20 vjetorin e eksodit të Bllacës, e në kujtim të kësaj ngjarjeje, ishte hapur edhe një ekspozitë e cila ilustronte përjetimet e shqiptarëve.