Fjalë Kyçe

Dashi me intuit, gaforja në formë të mirë humori, luani pëlqen vetmin, virgjëresha e entuziazmuar….

Dashi me intuit, gaforja në formë të mirë humori, luani pëlqen vetmin, virgjëresha e entuziazmuar….

Dashi
21.03-20.04
Ndiheni të sigurt dhe rehat në shtëpi. Nuk është për t’u habitur se dëshironi që të bëni një pushim për t’u marrë me gjërat tuaja. Dëgjojeni këtë impuls. Bredhja nëpër shtëpi do të jetë argëtuese dhe relaksuese. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u marrë me lulet, për të furnizuar shtëpinë apo për të përgatitur ushqime. Po qe se jeni duke menduar që të ndërroni vendbanimin, është kjo koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Do ta gjeni një pronë të bukur në një lagje të përshtatshme. Madje edhe banka mund t’ju japë kredi me kushte të volitshme.
Demi
21.04-20.05
Do të befasoheni se sa argëtuese për ju do të jetë drejtimi i mbledhjes së fondeve për qëllime bamirëse. Do të ndieni kënaqësi për mbledhjen e parave për një kauzë të mirë. Si shenjë e Tokës, jeni të bekuar me shkathtësinë e organizimit. E keni të natyrshme vënien e rendit në kushte kaosi. Mos u befasoni në rast se një anëtar tjetër i komitetit shfaq interesim për një romansë me ju. Jeni tejet tërheqës kur gjendeni në krye, për shkak se atëherë paraqiteni si mishërim i një grushti të çeliktë me dorëz mëndafshi.
Binjakët
21.05-20.06
Paratë tani janë duke ju ardhur fare lehtë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të blerë gjëra që e bëjnë më të lehtë përditshmërinë. Peshqirët dhe çarçafët e butë do të jenë në mesin e gjërave që ju japin kënaqësi. Disa mund t’ju akuzojnë se jeni duke shpenzuar pa kujdes, por arsyeja është vetëm për shkak se ata ndiejnë xhelozi. Jeni të papunë? E keni mundësinë ta siguroni një vend pune fitimprurës. Po qe se takoheni me ndonjë koleg të dikurshëm, pyeteni nëse do të hapet tek ta ndonjë vend pune.
Gaforrja
21.06-20.07
Njerëzit ndihen mirë në shoqërinë tuaj, për shkak se ju rrezatoni ngrohtësi dhe humor të mirë kudo që shkoni. S’është çudi pse jeni kaq të popullarizuar. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni te dikush që është impresionuar nga puna juaj. Në fillim mund të mendoni se ata vetëm po mundohen t’ju bëjnë lajka e komplimente. Por e vërteta është se admirimi i tyre është i sinqertë. Ndiqni këshillat e tyre kur është fjala për një garë brenda punës. Shumë lehtë mund të fitoni çmimin e parë.
Luani
21.07-20.08
Do të ndiheni të lumtur derisa kaloni pak kohë vetë. Është ndjenjë e mirë të keni rast të bëni çka doni vetë. Është koha ideale të gjeni një vend për të jetuar ose të bëni disa pazare. Jeni të sigurt se do të gjeni diçka që përshtatet me shijen tuaj. Një ëndërr e kamotshme do të rezultojë me një projekt kreativ. Mos u brengosni nëse nuk jeni të sigurt se çfarë jeni duke bërë. Lëreni imagjinatën t’ju udhëheqë. Rezultatet do të jenë shumë mbresëlënëse dhe do të servoni me sukses produktet e para.
Virgjëresha
21.08-20.09
Jeni mjaft të entuziazmuar sa i përket të ardhmes dhe keni mjaft të drejtë. Një mik do të ju ftojë të bëni një udhëtim me të. Udhëtimi në një vend ekzotik do t’ua ngacmojë imagjinatën. Mos e lini pa blerë rroba të veçanta për këtë udhëtim. Duhet të dukeni sa më bukur. Nëse jeni beqar, ka shumë mundësi që do të gjeni dashurinë gjatë këtij udhëtimi. Jeni në lidhje? Blini të dashurit një dhuratë të veçantë. Do të ishte mirë të zgjidhni diçka punëdore.
Peshorja
21.09-20.10
Njerëzit ju respektojnë për atë që jeni. Ata e dinë se mund të llogarisin në shërbimin dhe kujdesin tuaj. Kjo është arsyeja pse do të përfitoni ngritje në detyrë ose një pozitë me më shumë përgjegjësi. Mos kini turp të kërkoni rritje page. Talenti juaj vlen shumë para. Nëse keni të ardhura të mjaftueshme do të rikordinoni stilin tuaj. Gjithmonë keni pasur tendencë t’i shpenzoni shpejt paratë. Është mirë të ndryshoni qasjen.
Akrepi
21.10-20.11
Kur jeni të interesuar për një temë, dëshironi ta njihni në thellësi. Keni dëshirë të avancoheni në fushën tuaj të preferuar. Studimet e masterit do t’jua hapin sytë që ta shihni ndryshe jetën. Në këtë mënyrë do të keni rast të aplikoni për cilindo titull që ju pëlqen. Gjithmonë keni qenë të aftë të bëni sakrifica të përkohshme për qëllime afatgjata. Vazhdoni tutje dhe shfrytëzoni potencialin që keni. S’do të keni rast më të mirë.
Shigjetari
21.11-20.12
Një koleg pune ose i dashuri do të përfitojë financiarisht. Por në mënyrë indirekte do të përfitoni edhe ju. Është ndjenjë e mirë të kaloni më shumë kohë dhe energji në gjërat që preferoni. Pasioni për gjëra apo kultura antike, është një prej mundësive që keni. Mos lejoni të bezdiseni nëse njerëzit provojnë të bëjnë shaka për hobin tuaj. Ata janë xheloz që po kaloni më shumë kohë duke bërë gjërat që ju pëlqejnë. Besoni në fatin tuaj të mirë.
Bricjapi
21.12-20.01
Miku juaj i ngushtë ose partneri dëshiron t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Lejoni të ndodhë kjo. Zakonisht nuk ndiheni rehat kur keni kaq shumë vëmendje. Kjo ndodh sepse nuk dëshironi të bini në sy. Thellë brenda, ju pëlqen ky përkushtim, sepse e shpërfaq anën tuaj sensuale. Sa më shpejt që të hiqni dorë nga disa kufizime, aq më të lumtur do të ndiheni. Jeni beqar? Mund të takoni dikë të veçantë nëpërmjet një miku. Lejoni një të afërmi t’ju caktojë një takim “qorr”.
Ujori
21.01-20.02
Dukeni mjaft tërheqës duke punuar një punë që ju pëlqen. Nëse jeni të papunë, do të keni shans të mirë të merrni një pozitë që më shumë duket lojë sesa punë. Më e mira është se nuk do të keni kufizime. Mos u brengosni se në çfarë mënyrë paguheni. Do të përfitoni lehtë. Njerëzit janë të impresionuar nga njohuritë tuaja të thella për produkte dhe shërbime. Bëhuni gati për gjëra të mira.
Peshqit
21.02-20.03
Pavarësisht se çfarë ndodh e sa para shpenzoni, ju dini si të argëtoheni. Kjo mënyrë jetese tërheq shumë njerëz. Nëse jeni në lidhje duhet t’i përkushtoheni më tepër partnerit. Ai mund të ndihet i kërcënuar nga konkurrenca. Jeni beqar? Do të keni shansin të futeni në një aferë intensive. Është mirë të tregoheni të ashpër. Sa më shumë që e zgjasni këtë fazë, aq më tepër do të zgjasë lidhja.