Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH pret rritje të qëndrueshme ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2019-të.
BERZH në takimin vjetor në Sarajevë, paraqiti parashikimet e saj të fundit ekonomike.
Mali i Zi dhe Serbia ishin ekonomitë që patën rritje më të shpejtë në rajon gjatë vitit 2018-te. Po ashtu edhe Maqedonia Veriore pati rritje të fuqishme.
Ndërsa sa i përket parashikimeve, Shqipëria pritet të ketë rritje prej 3.9 përqind në 2019 dhe 2020.
Kurse Kosova do të ketë rritje 4.0 përqind gjatë këtij viti dhe në 2020. Ndërsa Mali i Zi pritet të ketë ngadalësim në rritjen ekonomike.
Po ashtu edhe në Serbi gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm pritet të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike.