Një nënë ruse është duke u hetuar nga policia dhe zyrtarët e shërbimit për kujdesin e fëmijëve, kjo për faktin se një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq të birin e saj 6-vjeç duke vozitur veturën nëpër autostradë me shpejtësi marramendëse prej 130 kilometra në orë.
Agina Altynbayeva, 29-vjeçe, kishte ulur prapa timonit të veturës Hyundai Solaris, në një autostradë në Tatarstan, transmeton Telegrafi.
Videoja shokuese shfaq vogëlushin pranë timonit derisa lëvizte me shpejtësi prej 130 kilometra në orë. E sipas ligjeve në fuqi në Rusi, ngasja nën moshën 18-vjeçe është e dënueshme e lëre me ngasja e shpejtë siç është kjo në video.
Mediat lokale raportojnë se vogëlushi gjatë kësaj vere madje i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy, dhe ka mjaftuar vetëm një lëvizje e vogël e pakontrolluar që t’i kushtojë me jetë vogëlushit.
Në anën tjetër shumë persona që e kanë parë videon kanë kritikuar ashpër të ëmën që e postoi në internet. E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo madje u është kundërpërgjigjur kritikëve duke u thënë se “e jeton jetën ashtu si do ajo”.