Fjalë Kyçe

Suedia tërheq akuzat ndaj Julian Assange për dhunim seksual

Suedia tërheq akuzat ndaj Julian Assange për dhunim seksual

Hetimi për dhunim ku përfshihej themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, që së fundi është në burg në Britani, është ndërprerë – ka deklaruar një prokurore suedeze.
“Dua të informoj publikun mbi vendimin tim për të ndërprerë hetimet preliminare,” ka thënë zëvendësprokurorja e rastit Eva-Marie Persson në një konferencë të thirrur për shtyp.
Vendimi i ditës së sotme vjen pas një vendimi tjetër që një gjykatë suedeze e mori në muajin qershor e që deklaronte se Assange – i cili i mohon akuzat – nuk duhej të arrestohej, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Dy muaj më herët, 48 vjeçari nga Australia u dëbua nga ambasada ekuadoriane në Londër ku kishte qëndruar që nga viti 2012. Ai ishte arrestuar menjëherë dhe së fundi po e kryen një dënim 50 javësh në burgun e Belmarshit në Londër për shkak të ikjes që kishte bërë.
Ai po ashtu po lufton kundër ekstraditimit në ShBA, shtet që e akuzon atë për publikimin e dokumenteve sekrete.