Kreu i grupit ekstremist ‘Stop Islamization of Norway’ (SIAN), Lars Thorsen, duke djegur librin e shenjte te Ku’anit
Gjatë një proteste anti-islame nga një grup ekstremistësh anti-islamik (SIAN) në Norvegji, protesta ka degjeneruar deri në pikën kur iu vendos zjarri një kopjeje Kurani, librit të shenjtë të myslimanëve në mbarë botën.
Kreu i grupit ekstremist ‘Stop Islamization of Norway’ (SIAN), Lars Thorsen, dogji librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin gjatë një proteste anit-islame në qytetin e Kristiansandit
Thorsen kundërshtoi kështu një urdhër policie i cili ishte kundër djegies së librit të shenjtë, duke shkaktuar kështu reagime të ashpra nga komuniteti islam norvegjez.
Protesta ndërkohë ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN kundër shkatërrimit të Kur’anit, pasi grupi tha se planifikonte ta bënte këtë veprim.