Prokuroria holandeze bëri me dije se në banesat e të dyshuarve janë gjetur disa objekte si sëpata, telefona, qarqe kompjuterike por nuk janë gjetur lëndë eksplozive.

Oficerët e policisë deklarojnë se informacioni për dy të dyshuarit e morën nga shërbimet e inteligjencës holandeze.

Dy të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 34 vjeçare të cilët banonin në Zetermeer.

Nuk bëhet ende me dije se cili ishte shënjestra e tyre.