Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje qeveria ka ndarë 42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit.
Të gjitha këto mjete janë ndarë nga rezervat shtetërore, shkruan Gazeta Alo.
“Zyra e kryeministrit propozon që të ndahen 42 mijë euro për implementimin e projektit kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit nga shpenzimet rezervë”, tha kryeministri, Ramush Haradinaj./Gazeta Alo/