Video dhe imazhe të shumta, të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale pasqyrojnë forcën dhe dhunën e tërmetit me magnitudë 6.8, që goditi Filipinet mëngjesin e sotëm.
Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) raporton se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao.
Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.
Kryebashkiaku i qytetit Matanao në jug të Filipineve, Vincent Fernandez, ka thënë për radion lokale se një vajzë 6 vjeçe ka vdekur pasi e kishte zënë muri që u rrënua si pasojë e tërmetit të fuqishëm.