Ka vdekur në moshën 89-vjeçare aktorja e mirënjohur shqiptare, Marika Kallamata, e njohur ndryshe se “gjyshja e përrallave”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave. Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!”, ka shkruar Margariti, përcjell shqiptarja. “U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!”, ka shtuar Margariti.
Margariti ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaft role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.
Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena.
Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj.
Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.