Një organizatë joqeveritare ka krijuar një kamp për refugjatët, pas raportimeve se shkaku i sulmeve ruse në veriperëndim të Idlibit, kanë ikur mijëra sirianë drejt Turqisë.
Fondacioni për Lehtësim Humanitar, ka deklaruar se 120 mijë sirianë ia kanë mësyrë kufirit me Turqinë, numër më i lartë sesa ai i presidentit Erdogan që deklaroi të hënën se 80 mijë njerëz do të nisen drejt Sirisë.
Kjo organizatë ka shpërndarë 20 mijë pako ushqimore për emigrantët që gjenden mes qytetit të Idlibit dhe Sarmadas, transmeton KTV. Turqia strehon rreth 3.7 milionë sirianë – numri më i madh i refugjatëve në botë.
Presidenti turk deklaroi të dielën se nuk mund të përballojë valën e re të refugjatëve, duke i bërë thirrje Rusisë që të ndalë sulmet në Idlib.