Një lajm i hidhur ka goditur kinematografinë shqiptare ditën e sotme. Aktorja e njohur Eva Pëllumbi ka vdekur në moshën 66-vjeçare.
Ajo jetonte prej vitesh në Gjermani së bashku me familjen e saj, shkruan tch.
Pëllumbi ka luajtur disa filma, ku përveç tyre ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.