Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të shtunën, në protestat që filluan për më shumë se një vit kundër qeverisë së Serbisë.
Kjo është protesta e 56-të e organizuar nën moton “Një në pesë million” kundër veprimeve të disa zyrtarëve qeveritarë dhe politikave të presidentit Aleksandar Vuciq.
Protestuesit kanë vendosur pankarta pranë Radio Televizionit të Serbisë me thirrjet “Çka pra”, dhe kanë numëruar skandalet që përfshijnë zyrtarët e lartë publikë.
Ata kanë përmendur disa raste duke përfshirë një fermë të quajtur Jovanjica në të cilën ishte kultivuar marihuana si dhe rastin e Oliver Ivanovic, politikat opozitar në Kosovë i cili ishte vrarë më 2018.
Disa protesta të mëparshme kanë bërë thirrje edhe për lirinë e mediave. Protesta e radhës është planifikuar më 4 janar.