Fjalë Kyçe

U arrestua para disa muajsh, turku që akuzohet si pjesë e Gylen drejt deportimit

U arrestua para disa muajsh, turku që akuzohet si pjesë e Gylen drejt deportimit

Një shtetas turk pritet të deportohet në vendin e tij nga policia e emigracionit. Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Harun Çelik, i cili akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e grupit të Fethullah Gylen.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai ndodhej pak më parë në Laprakë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, ndërsa në këto momente bëhet me dije se e kanë nisur drejt aeroportit ku do të depërtohet më vonë.