Fjalë Kyçe

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Ditën e sotme, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi veriperëndimin e Indonezisë. Lëkundja e fuqishme sizmike ishte me një thellësi prej 20 kilometrash, 12.5 milje larg bregut të ishullit Simeulue, në perëndim të Sumatra-s.

Aktualisht nuk raportohet për asnjë jetë të humbur apo të lënduar si dhe nuk ka paralajmërim për një tsunami të mundshëm. Po kështu, në mediat lokale ende nuk flitet për dëme të infrastrukturë.

Indonezia karakterizohet nga një aktivitet i lartë sizmik dhe vullkanik, për shkak se pozicionohet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike. Në 2018-n më shumë se 2,200 njerëz vdiqën dhe 1,000 të tjerë u shpallën të zhdukur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.5 dhe një tsunami pasues në ishullin Sulawesi.