Fjalë Kyçe

Rrëfim prekës i burrit që humbi gruan nga rrëzimi i aeroplanit: Nuk kam më dëshirë të jetojë

Rrëfim prekës i burrit që humbi gruan nga rrëzimi i aeroplanit: Nuk kam më dëshirë të jetojë

20 minuta para se aeroplani ‘Boeing 737-800’ të nisej nga kryeqyteti iranian, Sheyda Shadkhoo e telefonoi burrin e saj. Ajo dëshironte që ai ta siguronte atë se gjithçka do të shkonte mirë.

Shadkhoo kishte marrë tre javë pushim nga puna e saj për të vizituar nënën dhe motrat në Teheran. Pushimet e saj kishin mbaruar dhe ajo po shkonte përsëri në Kanada te burri i saj, Hassan Shadkhoo. Aeroplani po nisej nga Teherani drejt kryeqytetit ukrainas Kiev të mërkurën.

“Unë fola me të 20 minuta para se të hipte në avion. Ajo ishte e shqetësuar për tensionet midis Teheranti dhe SHBA-ve pasi presidenti Donald Trump urdhëroi vrasjen e një gjenerali të lartë iranian”, ka thënë burri i saj për CNN, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se gruaja donte që të sigurohej se nuk do të kishte luftë. “I thash asaj të mos shqetësohet se asgjë nuk do të ndodhë. Dhe më pas u përshëndetëm”.

Por fluturimi i linjës Teheran-Kiev nuk e arriti destinacionin e tij. Ai u rrëzua në Teheran pak minuta pas ngritjes duke lënë të vrarë 176 persona, përfshirë Sheyda Shadkhoo dhe 62 kanadezë të tjerë.
g

Hassan Shadkhoo tha se gruaja e tij kishte një parandjenjë se avioni do rrëzohej dhe ishte e shqetësuar për njerëzit që linte pas. Ajo postoi një fotografi në Instagram duke shprehur frikën e saj përderisa po e linte Iranin.

“Ajo e dinte shikoni fytyrën e saj, shikoni se çfarë ajo shkroi”, tha ai duke iu dridhur zëri.

“Unë po largohem por…ajo që mbetet pas më shqetëson. Kam frikë për njerëzit që jetojnë këtu”, lexoi ai mesazhin e gruas.

Hassan tha se ai është shkatërruar dhe nuk mund ta imagjinojë jetën pa gruan e tij prej 10 vjetësh.

“Ajo ishte një engjëll. Do dëshiroja të mos jetoja tani”, përfundoi Shadkhoo.

Aktualisht ka raporte kontradiktore se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, ndërsa zyrtarët iranianë dhe ukrainas kanë thënë se nuk do spekulojnë.

Përplasja e aeroplanit ndodhi disa orë pasi Irani gjuajti një numër raketash në dy baza irakiane ku ndodheshin trupat amerikane, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian nga SHBA-ja.