Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur Xinjiangun jugor në Kinë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane.
Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar apo ka dëme nga ky tërmet.
Epiqendra mësohet se ishte 100 kilometra në lindje të Kashit.
Tërmetet ndodhin shpesh në këtë rajon.