Përhapja e një virusi të ri në Kinë ka shqetësuar autoritetet e sigurisë së shëndetit publik atje, por edhe më gjerë. Në raste të tilla, ka frikë se virusi mund të shpërdahet në të gjithë globin.
Një mashkull 30-vjeçar u shtrua në spital në Everett, pranë Seattle, me koronavirusin e ri kinez, njoftuan sot Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).
Konfirmohet kështu rasti i parë në SHBA, vendi i fundit i prekur, pas Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajlandës dhe Tajvanit.
Individi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte vizituar ndonjë nga tregjet ku janë shfaqur raste të shumta në Wuhan, në Kinë.
Ai vetëm kishte udhëtuar në rajon, njoftoi Nancy Messonnier, drejtuesja e Qendrës së Sëmundjeve Respiratore të CDC, në një konference telefonike për shtyp.