Shtetet e Bashkuara konfirmuan rastin e parë të koronavirusit të ri në territorin e tyre. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve pohoi se virusi me origjinë nga Kina, është zbuluar tek një shtetas amerikan që mbërriti në Seattle nga Kina.
Pacienti tek të 30-tat, kishte qenë në Wuhan nga ku është kthyer në 15 janar. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe kjo e ka shtyrë të kërkojë kujdes mjekësor në një strukturë spitalore. Testet konfirmuan se është prekur nga virusi I ri që po shqetëson botën. Koronavirusi shumë I ngjashme me Sars-in, u shfaq më së pari në qytetin kinez të Wuhan-it, në një treg kafshësh, sic thotë CNN, e tani ka infektuar pothuajse 400 persona e ka marrë 9 jetë njerëzish. Koreja e Veriut I ka mbyllur përkohësisht kufijtë e saj për turistët e huaj në përgjigje të këtij kërcënimi shëndetësor.
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë pohuan së fundi se virusi mund të pësojë ndryshime dhe të shpërndahet edhe më shumë nga sa mendohej deri tani. Raste të prekjes prej tij janë regjistruar në Japoni, Tajlandë e Korenë e Jugut. Autoritetet kanë pranuar se Kina gjendet në “situatën më kritike” të parandalimit dhe kontrollit të virusit. Qendra Europiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve deklaroi se gjasat që virusi të hyjë në Europe janë të vogla, por paralajmëroi se rreziku mund të shtohet ndjeshëm gjatë fundit të janarit, kur nisin lëvizjet masive të kinezeve që festojnë Vitin e ri hënor.