Kishte shkuar në punë ashtu si çdo ditë, por përpara se të fillonte, i ka mbërritur letra që i tregonte se ishte pushuar. 40-vjecari italian Simone Sinigaglia, e mori menjëherë vendimin e tij ekstrem. U largua drejt vendit ku i pëlqente të peshkonte, e ku me sa duket gjente qetësinë, dhe u vetëvar në një pemë.
Në makinën e tij, karabinierët gjetën një letër lamtumire për të afërmit. Ndërmarrja ku punonte Ivg Colbachini e Cervarese Santa Croce, në Padovano, kishte nisur një procedurë disiplonore kundër 40-vjeçarit, me pretendimin se tre ditë leje në muaj, që i kishte ne dispozicion me ligj për t`u kujdesur për një të afërme të moshuar, i kishte shpenzuar në mënyra të tjera.
“Kishin që në gusht që po i rrinin në fyt”, thonë miq të Simone-s. “I kishin vënë pas dikë për ta kontrolluar. Një herë e gjetën në një bar, ku kishte hyrë të blinte një sanduiç. Një herë tjetër, kishte qenë duke kositur barin e tezes së sëmurë, dhe për këto, e kishin kryqëzuar”, vazhdojnë të njëjtat burime.
Punëtori ishte përpjekur të shpjegonte arsyet e tij, por më kot. Në fabrikën ku ai punonte, pas lajmit të rëndë menjëherë kolegët ndërprenë punën, ndërsa prokuroria e Rovigos ka nisur hetimet mbi rastin e tij.