Një numër raketash ranë pranë ambasadës amerikane në Bagdad, në Zonën e Gjelbër të fortifikuar fort, të dielën.
Kështu, siç shkruan Alarabiya, përcjell Telegrafi, kanë thënë dy burime të sigurisë, në sulmin e fundit ndaj caqeve amerikane në Irak.
Po sipas këtij mediumi, bëhet fjalë për një zone që strehon ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja.
Gjithashtu, thuhet se Bagdadi është në vazhdën e protestave masive antiqeveritare.
Një burim sigurie tha që tre raketa Katyusha ranë pranë kompleksit të sigurisë së lartë, ndërsa një tjetër tha se sa pesë të tilla goditën zonën.
Gjithsesi, së paku deri më tani nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara apo për viktima.
Gazetarja e BBC-së, Nafiseh Kohnavard ka postuar në Twitter: “Ne jemi këshilluar akoma të bëjmë mbulimin në Union 111, vetëm përgjatë rrugës nga ambasada e SHBA në Zonën e Gjelbër #Baghdad.
Ndryshe, në fillim të këtij muaji tri raketa qëlluan Zonën e Gjelbër, por që për fat të mirë nuk kishte viktima.
Një gjë e tillë vjen pasi tensionet midis SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta pas vrasjes së urdhëruar nga SHBA të gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
"Seek shelter"
We are still advised to take cover in Union III, just across the road from the #US embassy in Green Zone #Baghdad. A few rockets allegedly hit nearby.
I didn't hear any explosions as we were in hard cover. pic.twitter.com/pj9U5KPUqi— Nafiseh Kohnavard (@nafisehkBBC) January 26, 2020