Kinezët shquhen për ndërtime të mëdha që i kryejnë aq shpejt sa në vendet e tjera është e paimagjinueshme.
Të ndërtosh një spital gjigant për vetëm 48 orë, këtë e bëjnë vetëm në Kinë.
Ky spital do t’i ketë mbi një mijë shtetët, dhe është hapur sot edhe për pacientë. Stafe punëtorësh nga kompani të ndryshme dhe vullnetarë nga Vuhani, kanë punuar vullnetarisht për ndërtimin e këtij spitali, që është përfunduar brenda 48 orësh.
Spitali është hapur enkas për të prekurit nga virusi vdekjeprurës koronavirus, i cili ka marrë mbi 100 jetë njerëzish deri tani, dhe është përhapur edhe në disa vende të tjera të botës.
Numri i të konfirmuarve si të prekur me virus ishte rritur në 4515 që nga e hëna, kur ishin vetëm 2835, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë në përpjekje për të parandaluar një pandemi, pasi një numër i vogël i rasteve të infeksionit u raportuan jashtë Kinës, përfshirë në Tajlandë, Australi, SHBA dhe Francë.