Plani parashikon një shtet palestinez dhe njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi vendbanimet në West Bank.
Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti “i pandarë” i Izraelit, mirëpo kryeqyteti palestinez do t’i përfshinte zonat e Jerusalemit Lindor”.
Ne një reagim ndaj njoftimit të së martes, presidenti Mahmoud Abbas tha se “Jerusalemi nuk është në shitje”.
“Të gjitha të drejtat tona nuk janë për shitje e as për pazare” shtoi ai.
Mijëra palestinezë mbajtën protesta në Rripin e Gazës, përderisa ushtria izraelite vendosi përforcime në West Bank-un e okupuar.
Projekt-programi, i cili synon të zgjidhë një nga konfliktet më të gjata në botë, u hartua nën administrimin e dhëndrit të Presidentit Trump, Jared Kushner.
Nga Shtëpia e Bardhë, duke qëndruar përkrah Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha të martën se propozimet e tij mund të jenë mundësia e fundit për palestinezët.