Fjalë Kyçe

Rusia merr masa drastike kundër virusit, mbyll kufirin me Kinën

Rusia merr masa drastike kundër virusit, mbyll kufirin me Kinën

Rusia ka mbyllur kufirin e saj me Kinën në një përpjekje ekstreme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës që ka vrarë deri tani 170 njerëz.

Masa drastike u njoftua të enjten pasi në çdo cep të Kinës u konfirmua se kishte raste të sëmundjes shumë ngjitëse.

Kryeministri Mikhail Mishustin tha se masa drastike ishte e nevojshme sepse shteti “duhej të bënte gjithçka mundet për të mbrojtur njerëzit e tij”. Ai tha se masa do të hyjë në fuqi menjëherë, shkruan Gazeta Alo.

Pas mbylljes së kufirit, Rusia ka kufizuar të gjitha lidhjet hekurudhore me Kinën që nga 31 janari, duke lënë vetëm trena të linjës direkte midis Moskës dhe Pekinit.

Z. Mishustin tha gjithashtu se Rusia do të ndalojë lëshimin e vizave elektronike për shtetasit kinezë, të cilat mund të përdoren për të kaluar në pjesë të ndryshme të vendit.

Rusia nuk ka asnjë rast të konfirmuar të virusit të ri, por qeveria ka krijuar një grup pune për të gjurmuar dhe ekzaminuar personat që kanë udhëtuar nga Wuhan, për të parandaluar përhapjen e tij të mundshme.

Në fillim të kësaj jave, Rusia bllokoi grupet turistike nga Kina për të hyrë në vend.

Zyrtarët kinezë tani kanë konfirmuar më shumë se 7.900 raste me koronavirus, ndërsa më shumë se 100 raste janë regjistruar jashtë Kinës.

Zhvillimet e fundit në krizën e koronavirusit në Wuhan sot përfshijnë:

– Numri i rasteve është rritur në më shumë se 7.900 dhe 170 njerëz kanë vdekur në Kinë

– India shpalli rastin e saj të parë, duke e bërë atë vendin e 21-të jashtë Kinës të prekur nga virusi

– Tre japonezë të kthyer në atdhe gjatë fluturimit të evakuimit janë diagnostikuar me koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetit do të takohet këtë pasdite për të rishqyrtuar nëse do të shpallë gjendjen e emergjencës globale.

Nga ana tjerët, British Airways zgjati masën e anulimit të fluturimeve që lidhin Londrën me Pekinin dhe Shangain deri në muajin mars.

Numri i vdekjeve gjithashtu është rritur në 170, me 38 pacientë që vdiqën brenda një dite – numri më i madh brenda një 24-orëshi që nga fillimi i shpërthimit muajin e kaluar.