Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka pranuar se dy raste të Koronavirusit janë konstatuar në Romë.
Ai është shprehur se dy të prekurit janë në spitalin Spallanzani në Romë dhe janë turistë kinez.
Conte: Ne kemi dy raste të konfirmuara për herë të parë të Koronavirus në Itali. Ata janë dy turistë kinezë dha kanë në vendin tonë për disa ditë”, njoftoi kryeministri në një konferencë për shtyp.
“Nesër në mëngjes unë kam thirrur një Këshill të Ministrave në të cilin do të marrim masa të mëtejshme në mënyrë që të vihen në dispozicion të gjitha strukturat kompetente, përfshirë mbrojtjen civile”.