Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Wuhan të Kinës. Policia gjeti trupin e një burri të shtrirë në trotuar, pa jetë, për shkak të epidemisë që ka kapluar Kinën.
Me një maskë në fytyrë, ai u gjend i shtrirë në një prej rrugëve të Wuhanit, pa shenja jete. Kina ka vendosur në izolim një zonë me 56 milionë banorë ndërsa në regjim të ashpër është qyteti i Wuhanit me 11 milionë banorë.
Shenjat e para tregojnë se virusi shkaktoi vdekjen e burrit dhe reagimi i policisë dhe stafit mjekësor me kostume mjeko-ligjore nxori në pah frikën që po kalon ky qytet.
Numri i të vdekurve në Kinë u rrit në 213 persona, pasi OBSH shpalli emergjencë globale ditën e djeshme.