Fjalë Kyçe

E frikshme: Kina po fsheh numrin e vdekjeve nga virusi, shteti po dërgon personat e inektuar për t’i djegur në krematoriume

E frikshme: Kina po fsheh numrin e vdekjeve nga virusi, shteti po dërgon personat e inektuar për t’i djegur në krematoriume

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë mund të jetë më i lartë sesa shifrat zyrtare, sepse trupat janë duke u djegur me ngut, thonë burimet.

Punëtorët e Krematoriumit në qytetin Wuhan pretendojnë se trupat po dërgohen nga spitalet pa u future fare në të dhënat zyrtare.

Kina sot ngriti numrin e vdekjeve në 213, por ka frikë se shifrat po tregohen “shumë të ulta” – duke ngjallur pretendime për fshehje të realitetit.

William Yang, një korrespodent i DW për Azinë Lindore i tha gazetës The Sun se kishte ‘arsye për të qëndruar skeptik në lidhje me atë që Kina ka ndarë me botën’, transmeton Gazeta Alo.

“Ndërsa ata kanë qenë më transparentë për disa gjëra që lidhen me virusin, ato vazhdojnë të jenë kufizues dhe jo të besueshëm në aspekte të tjera,” tha Yang.

Rrjeti mediatik ‘Initium’ me qendër në Hong Kong intervistoi punëtorët në pjesën kontinentale, të cilët thanë se trupat po dërgoheshin për djegie në krematorium pa u identifikuar si duhet.

“Kjo do të thotë se ka pacientë që kanë vdekur nga virusi, por nuk janë futur në të dhënat zyrtare,” sugjeroi Yang.

Kina ka ndërmarrë hapa ekstremë për të ndaluar përhapjen e virusit, duke përfshirë futjen në karantinë të më shumë se 50 milionë njerëzve në Wuhan dhe provincën përreth Hubei.

Por numri i vdekjeve dhe rasteve të reja vazhdon të rritet. Numri i të vdekurve u rrit të premten në 213 pas 43 vdekjeve të reja. Shumica e të vdekurve kanë qenë njerëz të moshuar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu tha të premten se 1,982 raste të reja ishin konfirmuar, duke e çuar totalin në 9.692 veta.

Kjo tejkalon 8.096 raste nga SARS, një shpërthim i ngjashëm që u përhap në më shumë se dy duzina shtetesh në 2002-03 e i cili vrau 774 njerëz atëbotë.

102,000 njerëz të tjerë janë nën vëzhgim mjekësor në Kinë me simptoma të mundshme të koronavirusit. Wuhan është qendra e shpërthimit të koronavirusit të ri, i cili besohet të ketë kaluar nga kafshët e egra në një treg të qytetit te njerëzit.

Kina ka pezulluar mësimin në shkolla në mbarë vendin dhe ka anuluar festën e Vitit të Ri Lunar në një përpjekje për të kufizuar njerëzit që të udhëtojnë.

Mijëra të huaj janë bllokuar në Wuhan që kur u mbyll në javën e kaluar, dhe shtetet përkatëse janë përpjekur për të rregulluar fluturime evakuimi.

Franca të premten nxori rreth 200 shtetas të saj nga qyteti. Ata do të vendosen në sistemin e karantinës për dy javë rresht pas kthimit në atdhe.

Gjithsej 18 persona të evakuuar në Korenë e Jugut që kanë mbërritur nga qyteti kinez Wuhan janë shtruar në spital pasi shfaqën simptoma me virus, thanë sot autoritetet shëndetësore të Seulit.

Departamenti Amerikan i Shtetit dje e ngriti nivelin më të lartë të alarmit, duke u thënë amerikanëve ‘të mos udhëtojnë’ për në Kinë dhe u bëri thirrje atyre që janë atje të largohen.

Paralajmërimi amerikan shkon më larg se këshillat e dhëna nga Britania, Gjermania, Japonia dhe vendet e tjera për të shmangur udhëtimet jo thelbësore.

OBSH, e cila u kritikua fillimisht për nënvlerësim të kërcënimit nga virusi, ndryshoi qasje pas debatit mbi krizën në Gjenevë dhe dje shpalli një gjendje emergjence globale.

“Shqetësimi ynë më i madh është mundësia që virusi të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Të gjithë duhet të veprojmë së bashku për të kufizuar përhapjen e mëtejshme … Ne vetëm të bashkuar mund ta ndalojmë”.

Shumë linja ajrore të mëdha kanë pezulluar ose zvogëluar fluturimet për në Kinë, ndërsa Mongolia dhe Rusia kanë mbyllur kufijtë e tyre. Italia dhe Izraeli të enjten ndaluan të gjitha lidhjet e fluturimit me Kinën. /Gazeta Alo/