Shumica prej nesh e di se mungesa e gjumit gjatë natës mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore ditën tjetër, duke na bërë të ndihemi të zhgënjyer, irritues, duke humbur shpejt temerapmentin dhe të bëhemi impulsivë.
Por më pak e dimë se mungesa kronike e gjumit mund të ketë ndoshta edhe ndikim më domethënës në shëndetin tonë mendor.
Gjumi është i mjaftueshëm kur problemet zgjidhen dhe kujtimet tona konsolidohen (‘printohen’ në trurin tonë).
Mungesa e gjumit do të ndikojë në mbamendje, dhe truri i lodhur ka tendencë të mbajë mend përvojat tona negative, duke harruar ato pozitive.
Mjekët konstatojnë se kjo memorje selektive mund të çojë në depresion.
Në të vërtetë, pagjumësia (insomnia) njihet si një nga tiparet më të zakonshme të sëmundjes mendore, ndër sëmundjet depresive dhe psikozat, siç janë çrregullimi bipolar dhe skizofrenia.
Një përkeqësim i gjumit madje mund të përdoret si një parashikues i problemeve të shëndetit mendor.
Deri kohët e fundit, kjo lidhje midis mungesës së gjumit dhe sëmundjeve mendore mendohej se rridhte kryesisht si një efekt anësor i ilaçeve.
Por kjo duket se nuk është krejt e vërteta, pasi disa studime kanë treguar që njerëzit me sëmundje mendore mund të pësojnë pagjumësi edhe kur nuk marrin ilaçe siç janë anti-depresantët ose anti-psikotikët.
Po çfarë po ndodh në të vërtet? Duket sikur ka një mbivendosje midis rrjeteve të trurit që rregullojnë shëndetin tonë mendor dhe qarqeve të trurit që gjenerojnë gjumë.
Si rezultat, çdo ndryshim në një qark të trurit që shkakton sëmundje mendore do të ndikojë gjithashtu në gjumë
Gjumi i dobët do të destabilizojë më tej funksionin e trurit dhe do të veprojë për ta përkeqësuar edhe më sëmundjen mendore. Dhe, natyrisht, simptomat e sëmundjes mendore do të ndikojnë në gjumë.
Por nëse mungesa e gjumit është e dëmshme për shëndetin mendor, a mund të ndikojë gjumi në zvogëlimin e ashpërsimit të sëmundjes mendore?
Kjo është një ide që skuadra në Universitetin e Oksfordit vendosën ta provojnë, duke përdorur terapinë e sjelljes për insomni (ose CBTi), e cila është krijuar për të ndryshuar zakonet e këqija të gjumit dhe për të inkurajuar njerëzit të adoptojnë sjellje që janë vërtetuar se ndjellin gjumin – për të trajtuar pagjumësinë pa pilula gjumi.
CBTi është në dispozicion përmes një klinike gjumi, ose mund ta bëni vetë, duke përdorur CBTi dixhitale të bazuar në aplikacionet që ekzistojnë, siç janë Sleepstation ose Sleepio.
Prova me CBTi përfshinte 3,755 persona me pagjumësi, si dhe halucinacione dhe paranojë (gjendje e karakterizuar me përfytyrime të përndjekjes, xhelozi të pajustifikuar ose vetë-rëndësi të ekzagjeruar).
Një grup kontrolli nuk mori asnjë trajtim për pagjumësinë e tyre; pjesa tjetër mori CBTi dixhitale përmes një aplikacioni në smartfonët e tyre.
Duke i krahasuar me grupin e kontrollit, ata në CBTi dixhitale pësuan një ulje të ndjeshme të pagjumësisë – dhe një ulje shumë më të ndjeshme të paranojës dhe halucinacioneve
Këto gjetje emocionuese tregojnë se trajtimet për pagjumësinë paraqesin një qasje të re dhe të fuqishme për zvogëlimin e simptomave të sëmundjes mendore.
Përmirësimi i sjelljeve të të moshuarve
Provat me CBTi kanë treguar se ndihmojnë në përmirësimin e gjumit dhe, si rezultat, ndihmojnë njerëzit të bëjnë jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për personat e moshuar, te të cilët CBTi dhe terapia e lehtë ka përmirësuar gjumin dhe shëndetin.
Në shumë shtëpi pleqsh, drita mund të jetë e ulët, më pak se 200 luks. Banorët shpesh shohin shumë pak dritë natyrale.
Problemet e gjumit janë shumë të zakonshme në mesin e banorëve të shtëpive të kujdesit. Një studim holandez i botuar në vitin 2008 rriti dritën në zonat e përbashkëta në rreth 2,000 luks dhe i bëri dhomat e gjumit sa më të errëta të jetë e mundur.
Modelet e gjumit dhe zgjimit të banorëve u bënë më normale. Ata zgjoheshin më pak gjatë natës dhe kishin më pak sy gjumë gjatë ditës.
Në mënyrë të konsiderueshme, gjumi i përmirësuar çoi në një rritjen e kujtesës, zgjidhjen e problemeve dhe ndjenjën e mirëqenies.
Përdorimi i intensitetit të dritës për të ndihmuar banorët e shtëpisë së pleqve mund të jetë një alternativë e lirë, por efektive krahasuar me trajtimet me ilaçe për të qetësuar ‘bredhësit e natës’ – dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për pacientët.
Punëdhënësit duhet t’i japin përparësi gjumit
Kuptimi ynë për gjumin është rritur shumë gjatë dhjetë viteve të kaluara, dhe kështu ka rritur vetëdijen tonë për pasojat e pagjumësisë.
Por punëdhënësit mund dhe duhet të marrin masa të thjeshta në vendin e punës për të adresuar problemet që lindin nga pagjumësia dhe puna gjatë ndërrimit të natës – për përfitimin e tyre dhe atë të stafit të tyre.
Punëdhënësit dhe punonjësit duhet të pranojnë që gjithmonë do të ketë pasoja të konsiderueshme shëndetësore që lidhen me humbjen e gjumit, dhe që aktualisht më e mira që mund të arrijmë është një ulje në ashpërsinë e simptomave të lidhura me pagjumësinë.
Këto janë disa nga ndryshimet që punëdhënësit mund të bëjnë:
Alarmet për ‘shoferët e përgjumur’: Puna gjatë ndërrimit të natës dhe orari i gjatë i punës mund të zvogëlojnë aftësinë tuaj për t’u përqëndruar dhe të kaloni në gjumë ‘të vogël’ (në rënie të pakontrollueshme në gjumë).
Kjo mund të jetë e rrezikshme si në vendin e punës, ashtu edhe gjatë udhëtimit në shtëpi, dhe vlen të theksohet se truri i lodhur është aq i dëmtuar sa nuk mund të hetojë asgjë.
Pagjumësia e shoferëve është njohur prej kohësh si shkaku kryesor i aksidenteve rrugore.
Një studim i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, tregoi se 57 për qind e mjekëve të rinj kishin ose përplasje automjetesh ose dalje nga rruga pasi punonin në ndërrimin e natës.
Për shumë vite, industria hekurudhore ka përdorur “dorezën e njeriut të vdekur”, ose pajisjen e sigurisë së shoferit, të ndërtuar në lokomotiva për të paralajmëruar drejtuesit e trenave nëse ata kanë humbur vigjilencën ose kanë rënë në gjumë.
Masat e tilla parandaluese nuk janë praktikuar gjerësisht në makina private ose automjete komerciale – deri tani vonë.
Tani janë të disponueshme një gamë e pajisjeve, përfshirë modelin e monitorimit të drejtimit, vetura në korsinë e monitoruar, dhe monitorimin e syrit / fytyrës së shoferit për të zbuluar përgjumjen.
Disa prodhues motorësh kanë përfshirë kohët e fundit këtë teknologji në modelet më të reja.
Pronarët e makinave të vjetra, kur blejnë makina të reja kanë parasysh edhe disponueshmërinë e një teknologjie të tillë që do të ndikojë në llojin e makinës që do të zgjedhin për të blerë.
Do të ishte e arsyeshme dhe e përshtatshme për punëdhënësit të sigurojnë ose subvencionojnë pajisje të tilla për stafin.
Dritat e ndezura: Lodhja e shtuar dhe humbja e vigjilencës gjatë ndërrimit të natës kanë qenë të lidhura me një numër të shtuar aksidentesh në punë.
Mbajtja e zyrës ose fabrikës në mënyrë të mjaftueshme të ndritshme mund të përmirësojë vigjilencën.
Për të arritur vigjilencën e duhur, një dhomë duhet të jetë e ndezur me 1.000 luks ose më shumë.
Ndikim ka edhe ushqimi. Supat, arrat dhe farat, vezët e ziera, mishi i pulës dhe tuna janë ideale.
Lloji i duhur i gjumit për vendin e punës: Nevojat tona individuale për gjumë përcaktohen pjesërisht nga gjenet tona.
Disa njerëz janë ‘pula’ (ngrihen dhe shkojnë në shtrat herët, 14 përqind e popullsisë), të tjerët janë ‘huta’ (shkojnë vonë në shtrat, 21 përqind e popullsisë) dhe pjesa tjetër prej nesh janë ‘ndërmjet’, ose lloje neutrale, që do të thotë se ne në përgjithësi përputhemi me normën sociale në drejtim të kohërave të gjumit dhe zgjimit.
Studimet kanë treguar se sa më i madh mosmarrëveshja midis kronotipit të një individi – prirja për të fjetur ose të qenit aktiv në momente të veçanta – dhe koha që u kërkohet të punojë, aq më i madh është rreziku i tyre për të zhvilluar probleme shëndetësore siç është diabeti tip 2.
Punëdhënësit mund të kronotizojnë fuqinë e tyre të punës me një pyetësor të thjeshtë dhe pastaj të përpiqen të përputhen me kronotipet me oraret specifike të punës.
Me fjalë të thjeshta, ‘pulat’ do të ishin më të përshtatshëm për ndërrimet e mëngjesit dhe ‘hutat’ për ndërrimet e natës.
Është e qartë se kjo nuk është zgjidhja e plotë, por mund të çojë drejt zvogëlimit të disa prej problemeve të punës në ndërrime.