Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Deshtë këtë muaj do të kenë rastin të shkëlqejnë në planin afarist. Gjatë jeni përpjekur të siguroni vendin tuaj dhe tani është koha e duhur që të gjithëve t’ua tregoni kualitetet tuaja. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos hyni në konflikte me eprorët, sepse mund të prishet çdo gjë. Për Deshtë është periudhë e mirë nëse planifikojnë ta materializojnë pasionin e tyre dhe të merren me punë kreative. Gjithashtu, nëse planifikoni të perfeksiononi arsimimin tuaj, yjet do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim – regjistroni ndonjë kurs plotësues, auto-shkollë apo atë që një kohë të gjatë ju ka interesuar. Sa u përket financave, duhet t’i lini anashparatë, sepse në shkurt do të fitoni para.
Shëndeti: I ndryshueshëm. Janë të mundshme dhembje koke të shpeshta dhe probleme me kurrizin.
Dashuria: Në muajin shkurt Deshtë i pret një periudhë e qetë dhe pa tronditje e dashurisë me partnerin. Përfundimisht i keni rregulluar marrëdhëniet dhe mundeni të relaksoheni pak. Do t’ju pëlqente të shkonit në një udhëtim të përbashkët, pra nëse keni rast për të realizuar këtë udhëtim, shfrytëzojeni. Tani është koha që të shpërthejnë afshet e vjetra dhe të kënaqeni me kohën e përbashkët. Lini problemet anash dhe përpiquni të fokusoheni në anët e mira të partnerit. Shumë Desh i mundojnë problemet nga e kaluara, mirëpo nga fundi i muajit, shumë gjëra përfundimisht do të kristalizohen dhe do të zgjidhen. Deshtë e lirë do të kenë rastin të njohin personin i cili punon apo jeton jashtë shtetit. Nëse jeni të gatshëm për lidhje nga largësia, ofroni shansin.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Demat në shkurt i pret një periudhë e keqe afariste. Duhet të mendoni për ndërrimin e punës. Ndoshta do t’ju duket që nuk ka dalje nga situata aktuale, mirëpo ajo është vetëm iluzion. Duhet të fokusoheni në atë që më së miri e bëni dhe në atë drejtim të jeni këmbëngulës. As financat nuk janë në nivel të kënaqshëm, mirëpo situata do të përmirësohet nga fundi i muajit. Do të jetë ky muaj i vështirë për ju dhe do të jeni vazhdimisht nën stres. Tani është koha të mendoni si ta përmirësoni gjendjen aktuale dhe të përpiqeni që në jetën tuaj të ndikojë sa më pak stresi. Kur një derë mbyllet, tjetra hapet, ndërkaq nga fundi i muajit për këtë do të dëshmoni.
Shëndeti: Më shumë relaksohuni dhe përpiquni të qetësoheni.
Dashuria: Demat në shkurt i pret një periudhë plot surpriza në planin afarist. Demat e zënë do t’i përkushtojnë kujdes të plotë partnerit dhe nevojave të tij dhe do të bëjnë çdo gjë që partnerin ta kënaqin. Megjithatë, as kjo nuk do të jetë e mjaftueshme, sepse do të ketë grindje së paku një herë në javë. Nëse nuk i zgjidhni problemet nga e kaluara, lidhja juaj mund të jetë në krizë. Sado që të keni provuar, nuk do të hasni në mirëkuptim nga ana e partnerit. Nga fundi i muajit, situata mund të stabilizohet, mirëpo vetëm me kusht që rregullisht të bisedoni për atë që ju mundon dhe të shmangni debatet e ashpra. Demat e lirë do të kënaqen me takimet me miqtë, mirëpo ende nuk janë të gatshëm për lidhje serioze.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Binjakët në këtë muaj i presin oferta të ndryshme afariste. Tani keni rastin të zgjidhni si dëshironi të zhvillohet karriera juaj. Është periudhë ideale për punë jashtë shtetit apo në ndonjë qytet tjetër. Binjakët në këtë muaj do të kenë nevojë t’i ndryshojnë gjërat, gjë që do t’i çojë deri te vendimet e papritura kur është fjala për karrierën. Jeni të gatshëm që të luftoni dhe të siguroni financat tuaja. Asnjë pengesë nuk do të jetë e pakapërcyeshme për ju në periudhën e ardhshme. Kini parasysh që çdo qëllim është i arritshëm. Është me rëndësi që ta organizoni mirë kohën tuaj dhe të jeni të përqendruar në gjithë atë që keni parashikuar. Bëni një elan të mirë dhe filloni aksionin!
Shëndeti: Janë të mundshme problemet me dhëmbët. Mos hezitoni të shkoni te stomatologu.
Dashuria: Binjakët në shkurt do ta kenë rastin që me partnerin e vet të bisedojnë për të ardhmen. Është i mundshëm planifikimi i martesës apo fillimi i jetës së përbashkët. Keni besim në veten dhe në vendimet e dëshirat tuaja dhe kujdesuni ta kënaqni partnerin. Është e mundshme që do të blini edhe patundshmëri të përbashkët. Kjo periudhë është e rëndësishme për ju dhe partnerin tuaj, posaçërisht nëse dëshironi të zgjeroni familjen. Shumica e Binjakëve në shkurt do të dëshirojnë t’i përkushtohen edhe marrëdhënieve me familjen dhe miqtë. Do të keni më shumë kohë për ta dhe tani është koha e duhur që të gjithë të jeni bashkë. Binjakët e lirë do të fillojnë një marrëdhënie romantike me personin të cilin kaherë e kanë njohur. Lidhjet e filluara në shkurt mund të jenë të gjata dhe cilësore.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Sa i përket sferës së afarizmit, Gaforret do të kenë rastin t’i tregojnë shkathtësitë e tyre afariste dhe dijen e arritur. Do të jeni të shpërblyer në mënyrë adekuate për punët që po i bëni dhe ju duhet të angazhoheni që ta mbani atë vend. Vazhdimisht jeni të përqendruar në stabilizimin financiar, andaj do të pranoni detyra të cilat do të mund t’ju siguronin të arrini në pozitë më të lartë. Do të punoni nën presion dhe është e mundshme që për këtë shkak do ta keni më të vështirë se zakonisht. Gaforret duhet të kujdesen për raportet me eprorët, sepse konflikti i mendimeve nuk është i nevojshëm në këtë moment. Tani është koha që të angazhoheni dhe të punoni me zell dhe vetëm pastaj ju presin sukseset!
Shëndeti: Janë të mundshme problemet me veshkat.
Dashuria: Gaforret e zëna në shkurt janë të fokusuara në vetveten, shumë më tepër se në partnerin, gjë që mund të çojë deri në ftohje të marrëdhënieve dhe deri në ndarje. Është me rëndësi që partnerit t’ia shpjegoni përse ndonjëherë dëshironi të rrini vetëm dhe përse ju është e nevojshme të qëndroni jashtë shtëpisë. Megjithatë, nuk do të kenë të gjithë mirëkuptim. Janë të mundshme grindje të shpeshta dhe akuza që diçka po fshihni apo po bëni gabimisht. Edhe pse në këtë moment ju është e nevojshme qetësia, patjetër duhet të bisedoni me partnerin dhe t’i tregoni se çfarë vërtet ju mundon dhe të përpiqeni t’i rregulloni marrëdhëniet. Gaforret e lira ende nuk janë të gatshme të fillojnë lidhje serioze, mirëpo nga mesi i muajit do të shfaqet personi i cili do të mund t’u pëlqejë shumë.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Në shkurt Luanët i presin sfida të mëdha afariste. Nëse dëshironi të fitoni edhe më shumë para, duhet patjetër të punoni më shumë dhe të jeni të përqendruar. Do të ketë oferta të reja afariste dhe bashkëpunime të reja, gjë që do t’ju sjellin edhe më shumë motivim për të punuar. Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm, sepse grumbullimi i obligimeve mund t’ju krijojë edhe shumë stres. Pranoni vetëm ato punë për të cilat jeni të sigurt që do t’i kryeni. Nëse keni planifikuar të mësoni gjuhë të reja apo të regjistroheni në fakultet, yjet do të jenë me ju. Sa i përket arsimimit, Luanët këtë muaj do të kenë më shumë elan për të mësuar.
Shëndeti: Është i qëndrueshëm, mirëpo është mirë të filloni të ushqeheni shëndetshëm.
Dashuria: Do të jetë kjo një periudhë e shkëlqyeshme për të gjithë Luanët të cilët janë të martuar apo janë në lidhje. Po ndiheni mirë, gjë që do t’i kontribuojë atmosferës më të mirë në familje. Ndonjëherë vendosni qëllime të mëdha edhe për veten edhe për partnerin, mirëpo në shkurt asgjë nuk do t’ju duket e pamundshme. Është koha ideale nëse dëshironi të punoni në gjëra të apo punë të përbashkëta. Në këtë muaj duhet patjetër të pranoni një kompromis, në mënyrë që të mos ndodhin mospajtime. Luanët do të kenë rastin që më shumë të dalin nga shtëpia dhe të kalojnë më shumë kohë me familjen dhe me miqtë, kjo gjë do t’ju kënaqë. Do të jeni të kënaqur dhe të relaksuar. Luanët e lirë do të kënaqen në flirte dhe ledhatime, mirëpo ende nuk janë të gatshëm të fillojnë lidhje serioze.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Virgjëreshat në këtë muaj do të shkëlqejnë në planin afarist. Do t’ju ofrohet vend më i mirë i punës apo pagë me e mirë në vendin e tashëm. Suksesi afarist do t’ju sjellë më shumë vetëbesim dhe do të jeni të sigurt në veten dhe në cilësitë tuaja. I vetmi problem që do ta keni këtë muaj është organizimi i kohës. Ju duket që nuk keni mjaft kohë për pushim dhe për argëtim. Do të punoni më shumë se zakonisht, mirëpo kjo do të dalë në sipërfaqe vetëm këtë muaj. Do të ketë kohë për pushim, tani është me rëndësi t’i përkushtoheni karrierës dhe t’i kryeni të gjitha detyrat në afat të cilat do t’ju çojnë deri te suksesi dhe avancimi.
Shëndeti: Janë të mundshme dhembjet e kurrizit dhe qafës. Do t’ju bëjë mirë një masazh relaksues, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Virgjëreshat e zëna në shkurt do të kenë rastin të kujdesen për marrëdhëniet me partnerin. Ka shumë çështje të pasqaruara dhe tani është koha t’i sqaroni disa gjëra. Problemet me të kaluarën nuk do të zhduken vetvetiu. Bëhuni të sinqertë edhe ndaj vetes edhe ndaj partnerit dhe përpiquni të gjeni anën pozitive të çdo debati dhe përpiquni t’i eliminoni ato gjëra që nuk vlejnë. Rrini të qetë, sepse fjalët e këqija dhe grindjet nuk do ta rregullojnë situatën. Mendoni mirë se a ka të ardhme lidhja juaj. Nga fundi i muajit do ta keni plotësisht të qartë se a duhet të vazhdoni lidhjen apo të vazhdoni të qëndroni vetëm. Virgjëreshat e lira do të fillojnë lidhje me personin të cilin e kanë njohur në një udhëtim apo nëpërmjet rrjeteve shoqërore.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Sa i përket planit afarist, Peshoret në këtë muaj kanë rastin të fillojnë një bashkëpunim të ri me miqtë e vjetër, me të cilët tashmë një kohë kanë bashkëpunuar. Edhe pse në shikim të parë kjo do t’ju duket interesante, bëhuni të kujdesshëm dhe shikoni të mos prishni raportet me partnerët e tashëm afaristë. Kjo posaçërisht vlen nëse punoni në ndonjë kompani. Peshoret në shkurt do të kenë rastin të tregojnë anën e tyre kreative, andaj nëse dëshironi të vizatoni apo të shkruani më shpesh vazhdojeni këtë. Sa u përket financave, situata është përmirësuar dhe tani mund të relaksoheni pak.
Shëndeti: Kënaqeni vetëm me disa gjëra të cilat një kohë të gjatë i keni dëshiruar. Do të ishte mirë ta kontrolloni pasqyrën e gjakut.
Dashuria: Peshoret në shkurt do të kenë momente të shumta harmonie dhe romantike me partnerin. Grindjet, mospajtimet dhe problemet nga e kaluara i keni hedhur pas shpine dhe tani mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në momentet qetësuese me personin e dashur. Shumica e Peshoreve në këtë muaj do të kenë më shumë kohë për të qëndruar bashkë me miqtë dhe me familjen. Do të jetë mirë nëse do të gjeni pak kohë për veten dhe të mendoni se çfarë do të mund të bëni për veten, por që deri tani nuk e keni bërë. Do t’ju kënaqin pasionet e reja apo interesimet e reja. Peshoret e lira do të takojnë personin interesant me të cilin do të kenë shumë tema të përbashkëta, lehtë mund të shfaqen simpati ndërmjet jush.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Këtë muaj, Akrepat mund të presin përmirësim në planin afarist. Në periudhën e kaluar, jeni angazhuar që t’i tregoni cilësitë tuaja dhe keni investuar shumë në arsimimin dhe punën tuaj, tani është koha që t’ju shpaguhen këto. Situata e volitshme financiare do t’i kontribuojë humorit më të mirë. Jeni të sigurt në veten dhe në atë që mund të ofroni në vendin e punës dhe tani vërtet nuk keni arsye të brengoseni aq shumë. Harrojeni stresin, sepse para jush janë ditë të bukura. Nëse planifikoni bashkëpunime të reja, është me rëndësi të jeni rreptësishtë afaristë dhe që assesi mos pranoni më pak se ajo që e meritoni. Qëndroni të vendosur në qëllimet tuaja dhe vazhdoni të angazhoheni me të njëjtin ritëm.
Shëndeti: Tani është koha e duhur të filloni të ushtroni rregullisht dhe t’u përmbaheni rregullave të ushqimit të shëndetshëm.
Dashuria: Akrepat e zënë do të kenë rastin që me partnerin të bisedojnë për planet e ardhshme. Shumica nga ju do të mendojnë për zgjerim të familjes, por edhe për angazhimet e përbashkëta afariste. Kjo është koha ideale që ta forconi lidhjen me partnerin, andaj edhe do të filloni realizimin e ndonjë ideje të përbashkët, do të ketë rrjedhë të suksesshme. Veç kësaj, do të ketë më shumë shoqërime dhe takime, ku do të mund të relaksoheni dhe të argëtoheni. E keni kuptuar edhe vetë që vetëm biseda e sinqertë çon deri në marrëdhënie të qëndrueshme dhe cilësore, dhe prandaj mos mbani asgjë sekret. Akrepat e lirë, edhe krahas lajkatimeve, nuk mund ta gjejnë shpirtin binjak. Megjithatë, gjërat do të ndryshojnë nga fundi i muajit kur në jetën tuaj hyn personi i cili do t’i ndryshojë qëndrimet tuaja të forta.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Këtë muaj Shigjetarët do të kenë më pak punë se zakonisht. Tani është periudha ideale të mendoni për karrierën tuaj dhe të mendoni cili profesion është më i mirë për ju. Në shkurt shumica e Shigjetarëve do të vendosin ta braktisin vendin e punës dhe të fillojnë punë të pavarur, gjë që mund të jetë vendim i shkëlqyeshëm afarist. Jeni të motivuar të mësoni, të ndërtoni, të perfeksionoheni dhe puna juaj do të shpaguhet. Jeni mirë të organizuar dhe mos iu frikësoni obligimeve të reja. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për karrierën tuaj të ardhshme, andaj është mirë të vendosni qëllime të qarta dhe në to të punoni me zell.
Shëndeti: Ndiheni mirë dhe jeni plot energji.
Dashuria: Shigjetarët të cilët para vetes kanë partnerin këtë muaj duhet t’i kushtojnë kujdes vardisjeve, sepse kjo partnerit nuk do t’i pëlqejë assesi. Që lidhja të mos bjerë në krizë, më së miri është që të tërhiqeni dhe të mos bëni flirte. Janë të mundshme grindjet në shtëpi, madje, në rend të parë, rreth financave. Lehtë do të hidhëroheni, mirëpo është me rëndësi që problemet t’i zgjidhni me qetësi dhe me vendosmëri. Ndonjëherë është mirë të pranoni që gaboni dhe të përpiqeni të ndryshoni ato që mundeni. Shigjetarët e lirë në këtë muaj me siguri do të fillojnë lidhje romantike madje me personin të cilin e njohin tashmë një kohë të gjatë. Ai mund të jetë personi nga ambienti i punës, palestra apo ndonjë vend tjetër ku shkoni rregullisht.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Bricjapët i pret muaji plot ngjarje fantastike kur është fjala për karrierën e tyre. Jeni të sigurt në qëllimet tuaja dhe mos hiqni dorë as kur të shfaqen pengesa të vështira. Në shkurt nuk do të ketë shumë pengesa, mirëpo do të ketë sfida. Nga ju pritet shumë, andaj nëse ato pritje i plotësoni, mund t’ia siguroni vetes vendin dhe të jeni të shpërblyer financiarisht në mënyrë adekuate. Nuk është periudhë më e mirë për nisjen e punëve vetjake, duhet edhe pak të prisni dhe të punoni më hollësisht në planin e biznesit. Bricjapët mund të presin që suksesi afarist do të vijë shumë shpejtë, nëse vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm në punën e tashme.
Shëndeti: Janë të mundshme problemet kardiovaskulare.
Dashuria: Bricjapët të cilët janë të martuar apo janë në lidhje në këtë muaj mund të përballen me probleme me partnerin. Nuk keni mirëkuptim të mjaftueshëm, gjë që mund të çojë deri në mospajtime të shpeshta. Ndonjëherë nuk do të pranoni që gaboni dhe thjesht nuk keni të drejtë. Megjithatë, duhet të pranoni kompromisin dhe të qëndroni me këmbë në tokë, në mënyrë që lidhja juaj sërish të jetë plot afsh dhe dashuri. Përpiquni që me ton të qetë t’i rregulloni problemet dhe ta dëgjoni partnerin. Vetëm ashtu mund të arrini t’i zgjidhni problemet në këtë periudhë. Bricjapët e lirë nga gjysma e muajit mund të njohin person shumë interesant i cili do të tërheqë vëmendjen e tyre. Ju presin takime interesante.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Ujorët në shkurt mund të presin avancime në karrierë. Ofertat e mira nuk refuzohen, mirëpo është me rëndësi të mendoni a mund të pranoni aq shumë obligime, në mënyrë karriera juaj të mos rrezikohet. Nëse planifikoni të shkoni të punoni jashtë shtetit, tani është periudha e volitshme dhe mund të prisni hapje të rasteve të reja. Ujorët do të duhej të kujdesen për marrëdhëniet në kolektiv, sepse shumica e kolegëve ju konsiderojnë si konkurrencë. Planet tuaja afariste mbani për vete dhe mos i zbuloni tepër.
Shëndeti: Do të jeni nën stres, andaj janë të mundshme pagjumësia dhe ëndrra të këqija.
Dashuria: Ujorët e zënë këtë muaj do të jenë të përqendruar te familja dhe shtëpia. Partneri u ofron shumë përkrahje dhe mirëkuptim, mirëpo më e mira nga e gjitha është që ende tek ai gjeni mikun dhe merrni këshilla të sinqerta. Do të jetë mirë që të jeni tërësisht të hapur në atë marrëdhënie, sepse nuk ka më vend për sekrete. Edhe krahas kësaj, do të ndieni trysni, sepse nuk dëshironi t’i zbuloni bash të gjitha sekretet tuaja. Shumica e Ujorëve nga fundi i muajit nuk do të jenë të sigurt në emocionet e tyre, andaj mund të lëkundë marrëdhëniet tuaja me partnerin, mirëpo gjërat do të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër, por bisedoni sa më shumë. Ujorët e lirë kanë rastin të njohin persona të ndryshëm, por është e mundshme që një person do të jetë mu ai i kërkuari.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Puna: Sa i përket punës, kjo periudhë është e mirë për Peshqit, të cilët dëshirojnë të fillojnë karrierë të re. Nëse keni ide të mirë afariste, mos u hamendësoni – bëni çdo gjë që mundeni ta realizoni. Nisja e punës vetjake është diçka për të cilën shumica e Peshqve e mendojnë në shkurt, andaj është mirë të gjeni partnerë të cilët do t’ju japin përkrahje financiare. Bashkimi me miqtë e sigurt do të jetë shumë i rëndësishëm, por mund t’ju sjellë edhe më shumë suksese. Situata financiare është e qëndrueshme, gjë që shumicës së Peshqve do t’u sjellë lehtësime. Organizohuni mirë, sepse ju presin shumë punë.
Shëndeti: Është i mundshëm problemi me peshën e tepërt trupore. Filloni të ushtroni më rregullisht.
Dashuria: Peshqit e zënë, në shkurt, nuk do të hasin në përkrahje të partnerit të cilën e presin. Do të ketë mjaft skena xhelozie, grindje dhe mospajtime. Megjithatë, nga gjysma e muajit gjërat do të përmirësohen. Jeni më të ndjeshëm se zakonisht dhe po reagoni vrullshëm. Qëndroni të qetë, në mënyrë që të mos i përkeqësoni marrëdhëniet edhe ashtë të tendosura. Partneri nuk i kupton sjelljet tuaja, andaj më mirë është që për çdo gjë të bisedoni sinqerisht dhe të mos fshihni asgjë nga partneri. Vetëm kështu mund t’i përmirësoni marrëdhëniet. Peshqit e lirë këtë muaj do të fillojnë në marrëdhënie romantike me personin të cilin e njohin një kohë të gjatë. Kjo mund të jetë shpatë me dy tehe, andaj mund të ndodhin zhgënjime në sferën e dashurisë.