Fjalë Kyçe

I nxehtë rekord, gjatë shkurtit temperaturat arrijnë në 27 gradë

I nxehtë rekord, gjatë shkurtit temperaturat arrijnë në 27 gradë

Italia do të përballet me një të nxehtë rekord gjatë muajit shkurt.I nxehtë i pazakontë në Sardenja ku sot temperatura ka arritur në 27 gradë, një temperaturë rekord për sa i takon muajit shkurt. Në zonën e Capo Bellavistas, në brigjet qendrore lindore, , temperaturat nga 13 kanë shkuar në 27 gradë celsius.

Një temperaturë e paarritur ndonjëherë në Sardenja në shkurt – rekordi i mëparshëm ishte 26 gradë- dhe kjo vinte si pasojë e një fushe të presionit të lartë që në këtë moment ekziston në të gjithë zonën e Mesdheut.Cagliari dhe Olbia, me 22 gradë, rezultojnë qytetet më të nxehta të Italisë.

‘Temperaturat e sotme janë shumë më të larta se mesatarja e kësaj periudhe- precizojnë ekspertët e zyrës meteorologjike të Aeronautica ushtarake të Decimomannu (Cagliari).Në shkurt janë regjistruar normalisht temperatura nga 13 dhe 15 gradë.Termometri në stacionin tonë ka regjistruar 22 gradë në Campidano, 18 në zonën perëndimore të Sardenjas dhe 25 në Tortoli’.