Fjalë Kyçe

Coronavirusi prek edhe foshnjën njëmuajshe në Kinë

Coronavirusi prek edhe foshnjën njëmuajshe në Kinë

Një foshnje njëmuajshe është diagnostikuar me coronavirus në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rasti është konfirmuar nga komisioni shëndetësor i provincës jugperëndimore në Kinë.

Foshnja Jiang Moumou, është vendosur në karantinë në Spitalin Popullor të Provincës Guizhou, dhe aktualisht është nën trajtim.

Nga autoritetet bëhet e ditur se gjendja e saj është stabile.

Bazuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi mund të infektojë të gjitha grupmoshat.

Mirëpo, virusi që prek të moshuarit, dhe disa me sëmundje si astma, diabeti dhe sëmundja e zemrës, ndikon në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Kujtojmë se coronavirusi ka prekur njerëz në më shumë se 20 vende të botës.