Deri tani shpërthimi i korona virusit në Kinë ka shkaktuar mbi 400 viktima e tregime të trishtueshme po dalin nga vendi komunist, e së fundi një xhirim është shpërndarë në internet i dy pleqve me moshë mbi 80 vjeç që përshëndeten pasi janë të shtrirë në njësinë emergjente pas infektimit me korona virusin.
Xhirimi është shpërndarë në rrjetin social Twitter e cila kishte shkruar në titull se kjo mund të jetë hera e fundit kur shihen ky çift burrë e grua.
Derisa kjo video po bën xhiron në rrjete sociale reagimet janë siç priteshin.
Organizata Botërore e Shëndetit javën e kaluar përcaktoi koronavirusin si një ”urgjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”. Duke e quajtur virusin si një pandemi do vendoste atë në një nivel tjetër, pasi ky term i referohet një shpërthimi më global.
“Koronavirusi pothuajse mund të cilësohet si një pandemi”, tha Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA’ve.
https://twitter.com/juliojiangwei/status/1224102716747796480