Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Dhunohet 5-vjeçarja brenda Ambasadës Amerikane

E tmerrshme: Dhunohet 5-vjeçarja brenda Ambasadës Amerikane

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë pesëvjeçare në ambientet e Ambasadës Amerikane në kryeqytetin Indian, Delhi.

Burri u arrestua të dielën pasi prindërit e fëmijës paraqitën një ankesë në polici, shkruan BBC.

Vajza, e cila u sulmua mëngjesin e së shtunës, është në gjendje të qëndrueshme.

Mjekët kanë konfirmuar që ajo ishte dhunuar.

Familja e saj jeton në bazën e ambasadës, ku babai i saj punon si anëtar i stafit për mirëmbajtjen e shtëpisë.

Policia tha se i akuzuari, shofer, nuk është i punësuar nga ambasada, transmeton kk.

Megjithatë, ai jeton me prindërit e tij në lagjet e stafit të ambasadës pasi babai i tij punon atje.

Ambasada Amerikane është e vendosur në Chanakyapuri, një enklavë e zgjuar diplomatike në Delhi e cila është shtëpia e disa ambasadave dhe komisioneve të larta.