Fjalë Kyçe

Tre shtetas të Maqedonisë gjenden në anijen me të infektuarit nga koronavirusi në Japoni

Tre shtetas të Maqedonisë gjenden në anijen me të infektuarit nga koronavirusi në Japoni

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga koronavirusi.

Njoftimin e dha Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas informatave të marra nga Ministria e Jashtme japoneze.

Në kumtesë thuhet se deri më tani, koronavirusi është konstatuar tek 20 udhëtarë që ndodhen në anije.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, thonë se vazhdojnë me ndjekjen e gjendjes në lidhje me virusin dhe masat për parandalimin e tij./AlsatM/