Fjalë Kyçe

Tre motra kryejnë vetëvrasje dhe lënë një letër: Fajësojnë vëllanë

Tre motra kryejnë vetëvrasje dhe lënë një letër: Fajësojnë vëllanë

Tre motra nga Torino u vetëflijuan brenda natës për çështje trashëgimie. Piera, Valeria dhe Gabriella Ferrero, i dhanë fund jetës duke kryer vetëvrasje njëra pas tjetrës brenda pak orëve.

Ato kishin provuar të vrisnin veten edhe para pesë vjetësh, më 20 korrik 2015 në Valtournenche (Val d’Aosta), por kishin shpëtuar nga ndërhyrja e karabinierëve: dy i kishin bllokuar para se të hidheshin ngalartësitë, e treta ishte nxjerrë nga vetura e cila ishte mbushur me gaz.

Valeria dhe Gabriella, 67 dhe 54 vjeç, u vetëvarën gjatë natës në një vilë në një rrugë të ngushtë të Carmagnolas, ku ka vetëm disa shtëpi të një ferme dhe një qumështore, transmeton oranews. Piera, 68 vjeç, u gjet e pajetë në ballkonin e shtëpisë së saj, një apartament në qendër të qytetit.
Në tavolinë ajo la një letër ku akuzonte tre avokatët dhe vëllain e saj Aldon, pronar i një dyqani mishi.

Mosmarrëveshja familjare kishte përfunduar në gjykatë, duke arritur në shkallën e fundit të Gjykatës së Kasacionit.

Këto ditë Gjykata Supreme u kishte bërë padrejtësi tre motrave, duke nxjerrë në ankand një pronë për disa dhjetëra mijëra euro.

Fqinjët i përshkruajnë ato si “njerëz të veçantë”. “Ato ishin beqare, nuk kishin burrë dhe as fëmijë. Jetuan për njëra-tjetrën”, tregojnë ata.

Ishte një motër e katërt që vdiq dy vjet më parë nga shkaqe natyrale.
Vëllai i tyre Aldo u mor në pyetje për orë të tëra nga karabinierët pas vetëvrasjes së trefishtë.

Të tre gratë ishin të bindura që ai, me avokatët e tij, i kishte nxjerrë ato në rrugë duke marrë në zotërim apartamente familjare dhe tokë.

Në 1994, njëra nga motrat, Piera kishte raportuar një tjetër abuzim. Ajo akuzonte kryetarin e komunës së Carmagnolas se kishte kërkuar ryshfet prej 50 milion lira për të ndërtuar një rrugë në tokën e saj. Një ankesë që i kishte kushtuar asaj një akuzë për shpifje.

Me pak fjalë, të tre gratë u ndien të bllokuara nga vëllai i tyre, avokatët, gjykatësit dhe gjithashtu nga banorët dhe administrata e Carmagnola, në një rreth fantazëm nga i cili ato vendosën të shpëtonin përmes vdekjes.