Fjalë Kyçe

Stuhia Ciara: Pasagjerët e një aeroplani përjetojnë momente të tmerrshme

Stuhia Ciara: Pasagjerët e një aeroplani përjetojnë momente të tmerrshme

Stuhia Ciara, pasagjerët e një aeroplani përjetojnë momente të frikshme!

Ky është momenti i tmerrshëm që thuhet se tregon pasagjerët të frikësuar për jetën e tyre kur aeroplani i tyre vazhdimisht u përpoq të aterronte ndërsa po luftonte me Stuhinë Ciara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 300 pasagjerë ishin në bordin e fluturimit të Air Europa nga Madridi për në Amsterdam, i cili u ngrit menjëherë pas orës 03:00 pasdite, të dielën.

Pamjet thuhet se tregojnë një pasagjere duke bërtitur, e terrorizuar, ndërsa aeroplani përpiqet pa sukses pesë herë të arrijë në pistë.

Si pasojë, piloti përfundimisht vendosi të kthehej përsëri në aeroportin nga u nisën, ku ai ishte në gjendje të ulte aeroplanin i sigurt.

Siç edhe mund të shihet, një nga pasagjerët femra është duke qarë në mënyrë histerike në sfond, ndërsa ajo fillon të frikësohet për sigurinë e saj.

Aeroplani vazhdon të dridhet dhunshëm, gjë që e shtyn gruan që të lëshojë më pas një seri britmash të zgjatura.

Një pasagjer tjetër tha më vonë se disa nga ata që ishin në bord ishin të sëmurë gjatë udhëtimit të trazuar dhe se sendet e bagazheve fluturuan rreth kabinës.

Aeroplani thuhet se ka bërë pesë përpjekje për të zbritur në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit para se piloti të kthente aeroplanin për t’u kthyer në Barajas – Madrid.