Fjalë Kyçe

Kina, pushtim nga karkalecët, nuk mjaftonte koronavirusi

Kina, pushtim nga karkalecët, nuk mjaftonte koronavirusi

Një numër i madh i karkalecave që kishin “pushtuar” milionë hektarë në tërë pjesën lindore të Afrikës, janë vërejtur edhe përgjatë vijës kufitare me Kinën.

Miliona insekte kanë shkatërruar të korrat nëpër Keni, Somali dhe Etiopi, që po cilësohet si “pushtimi” i karkalecave në historinë e këtyre vendeve. Ky rajon me një numër të madh të popullsisë po ballafaqohet me mungesë të ushqimit, për shkak të shkallës së lartë të varfërisë. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se duhen ndërmarrë hapa konkret për të shmangur “një shok” tjetër në këto vende.

Por, tani janë shfaqur pamje ku shihen mijëra karkaleca duke mbërritur deri në kufirin me Kinën, duke i shtuar këtij vendi edhe më shumë probleme, kjo për faktin se tashmë po lufton me virusin vdekjeprurës.

Besohet se videoja është filmuar në një qytet pranë vijës kufitare Ksinian në lindje të Kinës, ku shihet qielli i kaltër i mbushur me karkaleca.

https://youtu.be/FJoTsB0XRMc