Fjalë Kyçe

Kryeministri Haradinaj e kalon fundjavën në bregdet

Kryeministri Haradinaj e kalon fundjavën në bregdet

Kryeministri Haradinaj ka lënë pas angazhimet në punë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që këtë fundjavë të relaksohet në bregdet, shkruan lajmi.net.

Destinacioni i tij si shumë herë edhe kësaj radhe ishte bregdetin shqiptar.

Në një fotografi të siguruar nga “Express”, kryeministri dukej në formë të mirë, e kjo edhe për shkak të asaj se kujdeset vazhdimisht për fizikun.

Haradinaj pothuajse çdo fundjavë merret me aktivitete fizike, që në shumë raste shoqërohet edhe nga Anita dhe fëmijët.