Fjalë Kyçe

Ishujt Kanare në Spanjë ngufaten nga rëra e Saharës

Ishujt Kanare në Spanjë ngufaten nga rëra e Saharës

Një stuhi rëre nga Sahara ka përfshirë ishujt Kanare të Spanjës, duke penguar fluturimet në ishull. Pothuajse të gjitha fluturimet janë anuluar në këtë ishull, shkaku i dukshmërisë së dobët.

Shërbimi kombëtar i motit në Spanjë, ka raportuar se erërat deri në 120 kilometra në orë kanë goditur ishujt Kanare gjatë së hënës. Këto erëra kanë bartur rërën nga shkretëtira e Saharës që gjendet 500 kilometra larg ishujve.

Këta ishuj janë të njohur për turizëm dhe gjatë stuhisë ishin të mbushur me turistë që kanë mbetur të bllokuar në aeroporte.

Erërat e Saharës kanë përfshirë edhe disa pjesë të Afrikës Perëndimore. Nigeria në fillim të muajit shkurt u detyrua t’i ndalte të gjitha fluturimet, shkaku i dukshmërisë jo të mirë, përcjell Albinfo.ch