Një grua që rezultonte pozitive me koronavirusin e ri vrasës në Itali ka lindur sot të voglin e shëndetshëm dhe të painfektuar në spitalin e Piacenza.
Gjendjen e tij të shëndetshme e komunikoi komunikoi kreu i shëndetit publik të rajonit Emilia-Romagna, Sergio Venturi, në një konferencë shtypi.
Mes te tjarash ai tha: “Janë në total 47 për mometin, të infektuarit në Emilia-Romagna. Nga këto 28 gjenden në Piacenza, 8 në Modena, 8 në Parma e 3 në Rimini.
Tre prej të infektuarve gjenden në terapi intensive ndërsa shumica gjenden në shtëpitë e tyre. Kemi rreth 20 raste të shtuara nga dje”.
Ndërkohë në të gjithë Italinë janë tashmë 374 raste të infektuarish dhe 12 të vdekur. viktima e fundit është një burrë 69 vjeçar në Lodi të Emiglia Romagna.