Është konfirmuar rasti i parë i Koronavirusit edhe në Irlandën e Veriut.
Shteti ka nisur kërkimin e të gjithë personave që kishin qenë në kontakt të ngushtë gruan e infektuar, thanë zyrtarët.
Gruaja ishte në Itali këtë javë dhe nga aeroporti i Dublinit udhëtoi për në Irlandën Veriore.
Zyrtarët shëndetësorë në të dy anët e kufirit irlandez kanë nisur gjurmimin e pasagjerëve që kanë qenë afër saj.
Agjencia e Shëndetit Publik (PHA) tha se 93 teste të koronavirusit janë bërë në Irlandën Veriore dhe 92 ishin negative.