Fjalë Kyçe

Andorra regjistron rastin e parë me koronavirus

Andorra regjistron rastin e parë me koronavirus

Një i ri 20-vjeçar u shtrua në spital me simptoma të buta dhe, siç tha ai, kohët e fundit vizitoi Italinë.

Ky është  rasti i parë i infektuar me koronavirus në Andorra, njoftoi qeveria.

I riu kishte udhëtuar së fundmi në Milano dhe ishte shtruar në spital të shtunën.

Kontrollet kanë treguar se ai ishte pozitiv për Covid-19 dhe autoritetet do të monitorojnë personat me të cilët ai ka kontaktuar.