Një vrasës ka thënë në polici së fundmi se qëlloi me thikë ish-të dashurën e tij dhe vrau bijën e saj tre-vjeçare ‘për të shkarkuar zemërimin’.
25 vjeçari Demetrius Williams bëri komentet teksa doli në gjyq për vrasje të gradës së parë dhe tentativë vrasjeje në Wisconsin, SHBA, pasi kishte rrahur brutalisht e qëlluar me thikë ish-të dashurën Tiana, dhe vrarë bijën e saj Zyana Corbin.
Tiana ishte dërguar me urgjencë në spital në gjendje rreziku për jetën por kishte shpëtuar.
Policia tha se ‘Demetrius ishte zemëruar se ish e dashura e tij “nuk donte më të rrinte me të dhe as nuk donte ta prekte” në një kohë që pretendonte se ishte shtatzënë me beben e tij.
Kur u pyet se përse donte të vriste Tiana dhe beben e saj, i pandehuri tha “për lirinë dhe lumturinë time.” ndërsa kur u pyet të përshkruante ‘lumturinë’ ai tha se vrasja e saj do të bënte që ai të mos merrej më me të dhe të çlironte zemërimin e tij.