Fjalë Kyçe

Zvicra raporton vdekjen e parë nga koronavirusi

Zvicra raporton vdekjen e parë nga koronavirusi

Zvicra ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi, në mes të shpërthimit që ka marrë jetën e më shumë se 3200 personave në botë.

Viktima ishte një grua 74 vjeçare, e cila gjithashtu vuante nga një sëmundje kronike para-ekzistuese, kështu ishte e ekspozuar më shumë ndaj koronavirusit. Më shumë se 95,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 3,200 kanë vdekur në të gjithë botën nga virusi, i cili deri të enjten kishte arritur në rreth 80 vende dhe territore.

Deri më tani, Zvicra ka regjistruar 58 raste të konfirmuara të COVID-19 që nga sëmundja e shfaqur për herë të parë në vend në 25 shkurt.

Të enjten, Organizata Ndërkombëtare e Punës tha që kishte vendosur të anulonte një takim të organit të tij drejtues, i cili pritej të tërheqë rreth 500 njerëz nga më shumë se 70 vende këtë muaj, pasi bëri një vlerësim të rrezikut.

Selia Evropiane e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë gjithashtu ka mbyllur dyert e saj për vizitorët dhe ka frenuar disa aktivitete që lidhen me Këshillin e të Drejtave të Njeriut.