Për shkak të koronavirusit, ndeshjet e Superligës së Zvicrës në futboll nuk janë duke u zhvilluar. Masa e pezullimit të ndeshjeve është në fuqi deri më 23 mars.Së fundi ndeshje të kampionatit helvetik janë luajtur më 22 e 23 shkurt. Janë shtyrë ndeshjet e tri xhirove, ndërsa shtyrje tjera nuk përjashtohen.
Pushimin e detyrueshëm skuadrat zvicerane po e shfrytëzojnë për të luajtur ndeshje miqësore. Ndeshjet luhen pa shikues.Të shtunën një miqësore e kanë luajtur Luzerni e Zuerichu. Zuerichu fitoi me rezultatin 5:0, ndërsa formë të lartë në këtë takim miqësor ka treguar reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli.
Ai shënoi dy gola.Për Zuerichun pos Kolollit tërë ndeshjen luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu. Mirlind Kryeziu u aktivizua në minutën e 65-të, njëjtë si Toni Domgjoni.Te Luzernit luajtën Shkëlqim Demhasaj e Lorik Emini, ndërsa mungoi Idriz Voca