Fjalë Kyçe

Harrojeni viagrën, shkencëtarët kanë gjetur vitaminën që rrit epshin tuaj gjatë seksit

Harrojeni viagrën, shkencëtarët kanë gjetur vitaminën që rrit epshin tuaj gjatë seksit

Jeta seksuale gjatë dimrit mund të ulet, por marrja shtesë e vitaminës D mund t’ju ndihmojë të ringjallni dëshirën për të kryer marrëdhënie me parnerin tuaj.

E ashtuquajtura “vitamina e diellit” – që mund ta përvetësojmë lehtësisht nga ekspozimi i diellit gjatë verës – është thelbësore për një sërë përfitimesh shëndetësore, përfshirë kujdesin për kockat, trurin dhe sistemin imunitar.

“Gjatë dimrit kur ka më pak rreze dielli, vitaminda D mund të rrisë epshin tuaj”, shpjegoi Rob Hobson, kreu i ushqimit në Healthspan dhe bashkëautor i Detox Kitchen Bible.

“Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në dëshirë seksuale, siç janë stresi, ankthi, depresioni, ilaçet, pirja e duhanit, pirja, sëmundjet dhe mbipesha,” tha ai.

Hulumtimet kanë zbuluar se vitamina D luan një rol kryesor në seksin e burrave dhe grave. Një studim, i botuar në revistën Klinike Endokrinologjia, zbuloi se burrat të cilët ishin kishin në dietën e tyre ushqime të pasura me vitaminën D kishin më shumë testosterone, se sa ata që nuk mbanin një diet shumë të shëndetshme.

Për më tepër, hulumtimi i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Urologjisë dhe Nefrologjisë zbuloi se grave që iu gjetën nivele shumë të ulta të vitaminës D në gjak kishin probleme me seksin dhe nuk e shijonin atë.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë vështirësi në ngjallje, lubrifikim, orgazëm dhe kënaqësi.

Shumë studime të tjera sugjerojnë se mungesa e dritës së diellit gjatë dimrit ndikon në nivelet e estrogjenit, një hormon seksi femëror.

40 përqind të të rriturve që vuajnë nga vitamina D e ulët gjatë dimrit, sipas Anketës Kombëtare të Dietave dhe të Ushqyerit në Mbretërinë e Bashkuar, kanë probleme në dhomën e gjumit me partneren e tyre.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë D, të tilla si vetëm peshq, vezë dhe kërpudha, mund të ndihmojnë shumë për jetën tuaj seksuale.