Fjalë Kyçe

Kufiri Rusi-Norvegji: Për vetëm 1 centimetër, duhet të zhvendoset rrethoja kufitare

Kufiri Rusi-Norvegji: Për vetëm 1 centimetër, duhet të zhvendoset rrethoja kufitare

Storskog është e vetmja pikë kufitare, e cila lidh zonën Schengen me Rusinë.

Në një takim në Kirkenes, qytetin më verior norvegjez, autoritetet norvegjeze ranë dakord që pjesa kufitare e gardhit prej 200 metra gjatësi, në Storskog, duhet të zhvendoset sa më parë, shkruan Indeksonline.

Çmimi për gardhin e kufirit tashmë është katër milionë korona (400. 000 euro). Tani, pjesë të gardhit duhet sa më shpejt të zhvendosen. Dhe, kjo lëvizje e gardhit të kufirit shkon prej 1 deri në 15 centimetra.