Në Italia numri i të vdekurve nga koronavirus është duke u rritur në mënyrë të frikshme Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali vetëm brenda 24 orëve të fundit është rritur në 133, ndërsa gjithsej deri me tani janë shënuar 366 vdekje, thonë zyrtarët italian.
Sipas raportimeve të fundit bëhet me dije që nga 6387 të prekur, 366 kanë vdekur dhe 622 të tjerë janë shëruar, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile.
Rritja e shifrave vjen përderisa miliona njerëz në Italia janë futur në karantinë, në menyrë që të viher në kontroll përhapja e koronavirusit, por si duket edhe kjo masë nuk ka kryer punë, duke parë numrin e lartë të të vdekurve dhe infektuarve deri me tani.
Pothuajse 16 milion njerëz në Lombardi dhe 14 provinca kanë nevojë për leje të veçantë për të udhëtuar sipas rregullave të reja të karantinës.
Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi gjithashtu mbylljen e shkollave, palestrave, muzeve, klubeve të natës dhe ambienteve të tjera në të gjithë vendin.
Masat radikale do të zgjasin deri më 3 prill.