Pekini ka vendosur të dhurojë 20 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, si mbështetje në luftën ndaj koronavirusit që ka vrarë më shumë se 3,600 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë.
Që nga shpërthimi i virusit, i njohur zyrtarisht si COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e vendeve tjera për forcimin e masave parandaluese për trajtimin e epidemisë, dhe për t’i ndihmuar vendet të përmirësojnë kapacitetin e sistemit të tyre shëndetësor.
Kina ka vlerësuar lart mirëkuptimin dhe mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe përpjekjet e tyre për të luftuar koronavirusin.
Aktualisht, bota po përballet me një urgjencë përshkallëzuese për të bërë përpjekje globale në parandalimin dhe kontrollin e përbashkët të COVID-19, pasi sëmundja ka shpërthyer në vende të shumta dhe është përhapur në më shumë vende të botës.
Vendet të cilat po përballen me shpërthimin e koronavirusit kanë pasur rënie ekonomike të mëdha, pasi shumica nga ta janë detyruar të izolojnë shtetasit e tyre kështu duke mbyllur biznese dhe pezulluar aktivitete të ndryshme.