Një burrë kinez 100 vjeçar, është shëruar plotësisht nga koronavirusi, duke e bërë atë pacientin më të vjetër që mposhti virusin vdekjeprurës.
Ai u pranua në spitalin e Maternitetit dhe Kujdesit Shëndetësor në Hubei, me 24 shkurt.
Përveç sëmundjes së frymëmarrjes të ngjajshme me gripin, pacienti i moshuar kishte sëmundje të Alzheimerit, hipertensionit dhe probleme të zemrës. Ai iu nënshtrua 13 ditëve të terapisë, e cila përfshinte trajtimin me ilaçe anti-virale, transfuzione dhe mjekësi tradicionale kineze.
Kina ka raportuar më shumë se 80 mijë raste dhe të paktën 3 mijë vdekje, kryesisht në provincën e Hubei.